France Football: Ky është mbrojtësi më i mirë në botë
Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë sipas ‘France Football’.
Sport
Në një sondazh të organizuar nga magazina franceze, Sergio Ramos është votuar si mbrojtësi më i mirë në botë me 18 për qind të votave, duke lënë pas Silvan me 16 për qind, Jerome Boatengun e Bayernit dhe Leonardo Bonuccin me nga 10 për qind, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësit tjerë që ishin pjesë e këtij sondazhi, janë edhe Laurent Koscielny, Pepe, Diego Godín, Giorgio Chiellini, Gerard Piqué, Mats Hummels, Andrea Barzagli, Marcelo, David Alaba, Javier Mascherano, Philipp Lahm, Jordi Alba.