Haradinaj kujton Avni Elezaj: Qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Avni Elezajn, duke e vlerësuar si luftëtar trim e sypatrembur gjatë luftës për çlirimin e vendit. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjatë luftës kishte pasur pranë vetes shumë djem të zotë e trima, të gatshëm edhe për vetëflijim për lirinë e atdheut. “Gjatë luftës…
Lajme
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Avni Elezajn, duke e vlerësuar si luftëtar trim e sypatrembur gjatë luftës për çlirimin e vendit.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjatë luftës kishte pasur pranë vetes shumë djem të zotë e trima, të gatshëm edhe për vetëflijim për lirinë e atdheut.
“Gjatë luftës për liri, në frontet e luftës pata pranë vetes shumë djem të zotë e trima, të pathyeshëm dhe të gatshëm deri në vetëflijim për çlirimin e atdheut. Shumë prej tyre i humbëm në fushëbetejë, e shumë të tjerë i humbëm pas lirisë. Avniun do ta kujtoj përherë si luftëtar trim e sypatrembur, që qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë dhe të atdheut. Përgjithmonë në kujtesën tonë, Avni Elezaj”, shkroi Haradinaj.