ZYRTARE: Përforcimi i ri niset për në Barcelonë (FOTO)
Jasper Cillessen ka konfirmuar se do të niset për në Barcelonë për të zyrtarizuar transferimin në Camp Nou.
Sport
Jasper Cillessen ka bërë të ditur se së shpejti do të niset për në Barcelonë duke konfirmuar transferimin e tij tek kampioni i La Ligës.
Portieri i Ajax Amsterdamit ndjen keqardhje që u largua nga klubi holandez me humbje 4:2 nga Rostov që i eliminoi në play-offin e Ligës së Kampionëve.
Por, ai pret zyrtarizimin e lajmit të madh për kalim te Barcelona.
“Do të marr një aeroplan për në Barcelonë”, deklaroi Cillessen për transmetuesin holandez “Veronica”, përcjell “Lajmi.net”.
“Kanë mbetur për t’u sqaruar edhe detajet e fundit. Transferimi im nuk luajti rol në paraqitjen kundër Rostov”, theksoi ai.