Kuka uron gjithë shqiptarët për medaljen e artë të Majlindës
Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, është deklaruar i lumtur për suksesin e Majlinda Kelmendit në Rio.

Sport
Majlinda Kelmendi arriti të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike, e cila është e para në histori të Kosovës, dhe vjen në pjesëmarrjen e parë, shkruan Lajmi.net.
“Kënaqësi e veçantë të jemi pjesë e këtij triumfi. Nuk është hera e parë që shkruajmë historinë, por kjo është një histori e veçantë, janë Lojërat Olimpike, është hera e parë që Kosova merr pjesë, jam i emocionuar për këtë, i urojë të gjithë shqiptarët, është medalja e parë për Kosovën, e para për shqiptarët kudo”, ka deklaruar Agron Kuka për RTK nga Brazili.