Flamuri i Kosovës ngritët edhe në Olimpiadë, Majlinda Kelmendi shpërthen në lot (FOTO)

Majlinda Kelmendit i është dorëzuar medalje e artë olimpike.

Sport

07/08/2016 23:06

 

Në një ceremoni speciale, duke u intonuar himni dhe duke u ngritur flamuri i Kosovës, është bërë dorëzimi i medaljes për heroinën më të re të shqiptarëve.

Ky sukses i Majlindës, ka bërë që garda e ushtrisë së Brazilit të nderojë flamurin e Kosovës, dhe pse ky shtet akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Lajmi.net.

Natyrisht, edhe tek ky moment Majlinda Kelmendi nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve, duke marrë duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në sallë.

me 1 mik 8 mik 7 mik 6 pe 3 tektk ne rio 3 flm 2