Majlinda e fitoi medaljen e artë, ja tani ku renditet Kosova në Lojërat Olimpike (FOTO)
Kosova renditet në vendin e nëntë në renditjen e shteteve që kanë arritur të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike të Rios.

Sport
Medalja e artë e fituar nga Majlinda Kelmendi, ka bërë që Kosova të renditet e nënta.
Kosova mbetet pas shteteve të mëdha të botës, si Australia, Kina, Koreja e Jugut, Hungaria, SHBA, Rusia dhe Japoni, shkruan Lajmi.net.
Kjo është medalja e parë e Kosovës në Lojërat Olimpike, dhe vjen në pjesëmarrjen e parë, diçka që e bën edhe më të veçantë këtë sukses.