Ja sa mijëra euro i fiton Majlinda Kelmendi për medaljen e artë olimpike

Majlinda Kelmendi ka siguruar shpërblimin prej 100 mijë euro nga shteti i Kosovës.

Sport

07/08/2016 22:27

Arritja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike e që është historike për Kosovën, do të shpërblehet me 100 mijë euro.

Kosova ka një ligj që fituesit e medaljeve të arta, i shpërblen me këtë shumë, shkruan Lajmi.net.

Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë si vijon:

Lojërat Olimpike

Rekordi Olimpik – 200 mijë euro

Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro

Medalja e argjendtë – 60 mijë euro

Medalja e bronztë – 40 mijë euro