Grezda transferohet te skuadra e njohur

Eros Grezda është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Sulmuesi nga Gjakova, i cili sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët që shkëlqeu në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, ka përfunduar në radarët e Dinamo Zagrebit.

Sport

26/07/2016 11:20

Kampionët e Kroacisë e shohin gjakovarin si zëvendësuesin ideal të talentit Marko Pjaca i cili pak ditë më parë u transferua zyrtarisht te Juventusi për rreth 23 milionë Euro. Grezda për momentin është nën kontratë deri në 30 Qdershor të vitit 2019 me Lokomotivën e Zagrebit.

Megjithatë drejtuesit e Dinamos për të bindur skuadrën tjetër nga Zagrebi të lejojë largimin e lojtarit janë gati të ofrojnë 1 milionë Euro.

Pikërisht me këtë shumë vlerësohet kartoni i Eros Grezdës nga faqja e specializuar për transferimet e futbollistëve, transfermarkt.de.

Te Lokomotiva do ta kenë të vështirë ti thonë jo Dinamos së Zagrebit nëse interesimi i këtyre të fundit është konkret duke ditur edhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes drejtuesve të dy klubeve