Stadiumi i Barcelonës, ndodh diçka e çuditshme (FOTO)
Stadiumi i Barcelonës, “Camp Nou”, është shndërruar në arenë të ragbit.
Sport
“France Top 14” në ragbi zakonisht do të duhej të zhvillohej në Francë, por “Euro 2016” e ndryshoi skenarin.
Andaj, stadiumi i Barcelonës, “Camp Nou”, ishte nikoqir i finales, përcjell “Lajmi.net”.
Të premten, shtëpia e gjigantit katalan u shndërruar në arenë të ragbit derisa Toulon dhe Racing 92 luftuan për titull.