Beyonce dhe Jay Z blejnë ‘pallat’ për 93 milionë dollarë në LA! (FOTO)

Çifti i famshëm tërheq me të madhe vëmendjen.

ShowBiz

17/06/2016 23:57

Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndarje ose tradhti, por për shumën e parave që ata do të shpenzojnë për të blerë një shtëpi super luksoze në Los Angeles.

Po raportohet se vlera e shtëpisë është 93 milionë dollarë!

Shtëpia 30 mijë metra katrorë ka 10 dhoma gjumi dhe 20 banjo, ndërsa ka një arkitekturë shumë moderne, përcjellë lajmi.net.

Shikoni shtëpinë të cilën Bey dhe Jay do ta bëjnë për vetë duke harxhuar 93 milionë dollarë nga pasuria e tyre!/lajmi.net