PREMTIMI i Çollakut: Kosovarët në vjeshtë udhëtojnë pa viza

“Duke ditur që pushimet verore janë shumë afër dhe parlamentarët e Bashkimit Evropian dhe zyrtarët tjerë të BE-së shkojnë në pushime verore, unë që të mos jem tepër optimist, me goxha siguri mund të them se në gjë e tillë mund të pritet në fund të muajit shtator, eventualisht gjatë muajit tetor”, tha Çollaku për RTK-në

Lajme

17/06/2016 22:15

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit kosovarët do të udhëtojnë pa viza.

“Duke ditur që pushimet verore janë shumë afër dhe parlamentarët e Bashkimit Evropian dhe zyrtarët tjerë të BE-së shkojnë në pushime verore, unë që të mos jem tepër optimist, me goxha siguri mund të them se në gjë e tillë mund të pritet në fund të muajit shtator, eventualisht gjatë muajit tetor”, tha Çollaku për RTK-në.

Ministri ka theksuar se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, nuk është kusht për heqjen e vizave. /Lajmi.net/