E tmerrshme, përdhunohet vajza 3 vjeçare
Një ngjarje shumë e tmerrshme dhe jo-njerëzore ka ndodhur në Indi.
Bota
Një vajzë tre vjeç e gjysmë është përdhunuar nga një burrë 42 vjeç i cili është arrestuar, transmeton lajmi.net
Ngjarja thuhet se ka ndodhur të shtunën kur vajza ishte duke fjetur me nënën e saj, ndërsa anëtarët tjerë të familjes ishin duke shikuar televizion. Vajza është zgjuar nga shtrati dhe ka dalur nga shtëpia, ndërsa 42-vjeçari e kishte marrë vajzën dhe e kishte dërguar 3km larg nga shtëpia e saj ku e ka përdhunuar dhe e ka braktisur atje.
Vajza është gjetur nga vendasit të cilët më pas e kanë njoftuar edhe policinë e më pas 3-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku ende është duke u trajtuar.
I dyshuari do të përballet me një varg të gjatë akuzash, si rrëmbim, përdhunim, keqtrajtim i fëmijëve, marrëdhënie seksuale me fëmijë e të tjera dhe pritet të dënohet ditët në vazhdim./lajmi.net