Zemaj: Votimi për Presidentin pa opozitën është puç kushtetues
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, e ka cilësuar si “puç kushtetues” procesin e votimit në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit, i zhvilluar pa praninë e deputetëve të opozitës. Në reagimin e tij, Zemaj ka theksuar se mungesa e pjesëmarrjes së dy të tretave të deputetëve e bën procesin të kundërligjshëm, duke iu…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, e ka cilësuar si “puç kushtetues” procesin e votimit në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit, i zhvilluar pa praninë e deputetëve të opozitës.
Në reagimin e tij, Zemaj ka theksuar se mungesa e pjesëmarrjes së dy të tretave të deputetëve e bën procesin të kundërligjshëm, duke iu referuar praktikës së mëhershme kushtetuese.
Ai ka publikuar edhe një pjesë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e Behxhet Pacolli, ku ishte konstatuar se zgjedhja e tij për President ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën, pikërisht për shkak të mungesës së pjesëmarrjes së dy të tretave të deputetëve në votim.
Sipas Zemajt, situata aktuale paraqet një precedent të rrezikshëm për rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve në vend. /Lajmi.net/