KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon rendin kushtetues
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke kundërshtuar përpjekjet për të vazhduar procesin e zgjedhjes së Presidentit pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues. Sipas KDI-së, një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt themelet e rendit kushtetues dhe funksionimin e demokracisë parlamentare në vend. Ky institut thekson se vendimet dhe praktika…
Lajme
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke kundërshtuar përpjekjet për të vazhduar procesin e zgjedhjes së Presidentit pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues.
Sipas KDI-së, një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt themelet e rendit kushtetues dhe funksionimin e demokracisë parlamentare në vend.
Ky institut thekson se vendimet dhe praktika e Gjykatës Kushtetuese e kanë sqaruar qartë standardin që duhet ndjekur, duke kërkuar pjesëmarrjen e së paku dy të tretave të deputetëve në raundin e parë dhe të dytë të votimit për Presidentin.
“Çdo tentativë për ta anashkaluar këtë rend kushtetues dhe për të zgjedhur Presidentin me një numër të kufizuar deputetësh në sallë përbën shkelje të hapur të Kushtetutës”, thuhet në reagim.
KDI vlerëson se një qasje e tillë krijon precedent të rrezikshëm dhe mund të çojë në interpretime të njëanshme të rregullave kushtetuese, duke i bërë thirrje deputetëve që të respektojnë procedurat dhe të shmangin thellimin e krizës institucionale. /Lajmi.net/