Zenga: Shqipëri – Francë, jam i sigurt se do të ndodhë kjo …
Walter Zenga ka analizuar situatën e Shqipërisë në Evropian.
Sport
Ish portieri i Italisë, Walter Zenga ka dhënë një intervistë për Top Channel duke analizuar situatën e Shqipërisë në Europian.
“Ndeshja e parë me Zvicrën u vendos në 20 minutat e para. Dalja e Canës ishte e vështirë për t’u pranuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Jam i bindur se të mërkurën do të bëjnë një paraqitje të mirë.
Berisha është një portier i mirë, por në fund diskutohet vetëm për gabimet. Fola me De Biasin dhe Tramezzanin, kanë bërë një punë fantastike. Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë rrugë”, u shpreh Zenga.