FSHF: Ja sa dhjetëra mijëra shqiptarë do të jenë në ndeshjen Francë-Shqipëri
Ndonëse përballë kemi një superfuqi të futbollit siç është Franca, megjithatë shpresat e futbollistëve dhe tifozëve kuqezi për rezultat pozitiv nuk mungojnë.
Sport
Ashtu si në ndeshjen kundër Zvicrës, edhe në sfidën kundër “Gjelave” përkrahja e tifozëve për yjet shqiptare nuk do të mungojë. Megjithëse, francezët si të ‘zotët e shtëpisë’, do të kenë dukshëm numër më të madh të tifozëve, megjithatë kuqezinjtë tanë nuk do të ndihen të vetmuar.
Kjo, pasi së paku 16 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadiumin ‘Velodrome’ të Marsejës.
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se janë shitur 16 mijë bileta për tifozët shqiptarë për këtë ndeshje, ndërkohë që një numër i madh i shqiptarëve kanë blerë edhe jashtë sektorit të paraparë për tifozët kuqezi.