Ancelotti: Barcelona? Jo, ky ekip është kundërshtari më i keq i Realit
Carlo Ancelotti beson se Atletico Madrid është kundërshtari më i keq për ish skuadrën e tij, Real Madrid.
Sport
Real Madrid dhe Atletico Madrid do të ndeshen në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën.
Dhe, ish trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti beson se pikërisht Atletico është kundërshtari më i keq i mundshëm për skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane.
“Rivali më i keq i mundshëm është Atletico Madrid”, deklaroi Ancelotti për të përditshmen sportive madrilene “AS”, përcjell “Lajmi.net”.
“Atletico Madridit i mjafton një gjysmë ndërhyrje e lirë për t’ju ndëshkuar”, u shpreh ai.