Mavraj ka diçka tjetër

Pas debatit që shkaktojë me refuzimin e veshjes së fanellës që reklamonte birrën Peja, Mërgim Mavraj ka kthyer vëmendjen te një çështje tjetër.

Sport

26/05/2016 15:33

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është në qendër të vëmendjes.

Ai refuzoi të vesh një fanellë të ekipit që reklamonte birrën Peja.

Mirëpo, futbollisti i Kolnit ka kthyer vëmendjen tek një çështje tjetër.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit gjerman edhe sezonet e ardhshme.

“Pas dëmtimit tim të rëndë jam bërë shumë mirë dhe fitova menjëherë besimin e trajnerëve”, tha Mavraj, përcjell “Lajmi.net”.

“Unë jam me trup dhe shpirt në Koln. Ndjehem shumë mirë këtu. Nuk mendoj se diku tjetër është më bukur se këtu. Kam gjetur veten me trajnerin, futbollistët dhe kolegët”, u shpreh ai.