Tifozët e Arsenalit nisin t’i kërkojnë autografe Xhakës (FOTO)
Granit Xhaka ka filluar të nënshkruajë fanella të Arsenalit.
Sport
Mesfushori kosovar do të jetë futbollist i “Gunners” nga sezoni i ardhshëm, ndërsa transferimi i tij i ka gëzuar tifozët e klubit londinez, të cilët kanë filluar t’i kërkojnë autografe.
Xhaka dje i është bashkuar kombëtares së Zvicrës në përgatitjet për Euro 2016, ndërsa sot ka nënshkruar edhe fanellën e parë të Arsenalit.
Atë e ka pritur një fëmijë me fanellën e kësaj skuadre, të cilën pa problem e ka nënshkruar Xhaka, transmeton Express.