Gjendet i pajetë një i moshuar në Gjirokastër
Një person është gjetur i vdekur në Gjirokastër për motive ende të panjohura. Rreth orës 10:00 të paradites së sotme është gjetur i pajetë 68- vjeçari J.T., banues në fshatin Llongo.

Lajme
Trupi i pajetë u gjet nga policia në anë të lumit Drino, në afërsi të fshatit Vrisara.
Në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, ndërsa dyshohet se i moshuari ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Sipas djalit të viktimës, i moshuari vuante dhe kurohej nga depresioni prej kohësh. Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./shekulli