Zbulohet katedrale 1500 vjeçare në Palestinë (Foto)
“Kemi zbuluar rrënojat antike të asaj që duket një katedrale ose një kishë bizantine e cila daton 1500 vjet më parë”.
Fun
Kështu ka deklaruar Jamal Abu Rida, kreu i ministrisë palestineze të antikitetit, duke shpjeguar se zbulimi është bërë në Gaza dhe përfshin disa segmente kolonash mermeri të stolisura me kryqin e Korinthit (një nga të cilët i gjatë afërsisht ter metra) dhe një gur historik ku është gdhendur një simbol grek që tregon figurën e Krishtit.
Rrënojat antike janë zbuluar gjatë gërmimeve të një grupi punëtorësh në Midan Falastee, i njohur edhe si Palestine Square, ku do të ndërtohet një qendër tregtare.
“Bëhet fjalë për një zbulim me vlerë të madhe historike”, – pohon Abu Rida, duke shpjeguar se deri më tani hamendësohet se kisha në fjalë është ndërtuar mes viteve 395 dhe 600 pas Krishtit.
Sipas ministrit, në epokën romake, porti i Gazës priste popullsi të shumëllojshme për nga origjina dhe prejardhja: grekë, romakë, hebrenj, persianë dhe popujt e Egjiptit.
Mes shekujve IV dhe V pas Krishtit, shumë tempuj paganë u prishën dhe nisën të zëvendësohen nga kisha të krishtera. Kjo tendencë mori fund në vitin 673 pas Krishtit, kur Gaza u pushtua nga gjenerali mysliman, Amr ibn al-As; që nga ajo kohë shumica e popullsisë së zonës përqafoi besimin mysliman dhe vendet e krishtera të kultit u braktisën.
“Misioni ynë është të ruajmë kulturën palestineze para dhe pas ardhjes së Islamit”, – pohon Jamal Abu Rida.
Sajti ku është bërë zbulimi përfshin një sipërfaqe më të madhe se 2 mijë metra katrorë dhe një thellësi prej 10 metrash.