Njihuni me vajzën më të fortë në botë (FOTO)
Ajo është e përkushtuar, e fokusuar dhe mjaft e fuqishme – dhe ajo ka përfunduar gjithashtu edhe një trajnim të Marinës Amerikane.
Fun
Por, fakti më interesant për këtë vajzë, që ka emrin Milla Bizzotto, është se ajo është vetëm nëntë vjeçe.
Bizzotto është gjithashtu garuesja më e re në një garë 24-orëshe, dhe për t’u përgatitur, ajo ushtroi nëntë muaj, pesë ditë në javë për tri orë në ditë, transmeton Gazeta Express.
Në mënyrë që ta forcojë veten – dhe t’i inspirojë moshatarët e saj – ajo vendosi që të veprojë fizikisht.
Ajo tha për CBS Miami Local: “Nuk dua që njerëzit të mos e bëjnë atë që duan vetëm sepse nuk besojnë në veten e tyre”.
Bizzotto, nga Florida, filloi të trajnohej me babin e saj Christian Bizzotto, i cili ka një palestër, dhe shpreson se lëvizja e saj pozitive do të inspirojë “gjeneratën e ajpedëve”.