Simeone ka një lajm të madh për Realin
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka bërë të ditur emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen derbi të qytetit kundër Real Madridit.
Sport
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka zbuluar emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen derbi të qytetit kundër Real Madridit.
Strategu argjentinas ka theksuar se pret një duel të vështirë për skuadrën e tij.
Por, ai është optimist në një paraqitje të denjë prej tyre në duel me “Los Blancos”, përcjell “Lajmi.net”.
Ndeshja do të fillojë të shtunën në ora 16:00.
Lista: Oblak, Moyá, Juanfran, Jesús Gámez, Giménez, Godín, Filipe Luis, Lucas, Augusto, Thomas, Gabi, Koke, Saúl, Óliver, Kranevitter, Griezmann, Torres, Vietto, Correa.