Rekord nga Ronaldo
Cristiano Ronaldo ka krijuar histori në rrjetet sociale duke u bërë sportisti i parë me mbi 200 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter.
Sport
Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord të ri, por kësaj radhe jashtë fushës së futbollit.
Ai ka krijuar histori në rrjetet sociale duke u bërë sportisti i parë me mbi 200 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter, përcjell “Lajmi.net”.
Ronaldo ka 109.7 milionë ndjekës në Facebook, 49.6 milionë në Instagram dhe 40.7 milionë në Twitter.
Ylli i Real Madridit gjendet para yjeve nga NBA si Michael Jordan, Kobe Bryant, LeBron James, Kevin Durant dhe Steph Curry, që kanë bashkërisht 187 milionë ndjekës.