Zaza flet pas golit të fitores ndaj Napolit
Sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza, është shprehur i lumtur me golin e fitores ndaj Napolit.
Sport
Zaza shpreson që goli i tij ndaj Napolit të jetë vendimtar sa i përket luftës për titull, përcjell Lajmi.net.
“Shpresoj që të jetë gol vendimtar sa i përket luftës për titull. Gjëja e mirë është që tani e gjitha është në duart tona”, tha italiani.
“Synimi jonë ishte që ta fitonim këtë ndeshje. Këtë e bëmë dhe jemi të lumtur”, shtoi Zaza.
Juventusi e mori kryesimin e Serie A, pas fitores 1:0 ndaj Napolit në derbi.