Enrique “heshtë” Guardiolan

Luis Enrique në fundjavë i kompleton 100 ndeshje në krye të Barcelonës.

Sport

05/02/2016 17:55

Statistikat e “Sport.es” janë vërtetë mbresëlënëse të trajnerit katalunas, i cili ka arritur rezultate fantastike në 99 ndeshjet e deritashme.

Në këto sfida ai ka arritur 79 fitore, 11 barazime dhe ka pësuar vetëm 9 humbje, përcjellë “Lajmi.net”.

Enrique e ka lënë në këtë mënyrë prapa edhe Pep Guardiolën, i cili konsiderohet si trajneri më i mirë i Barcelonës në shekullin e ri.