Dënohet Luis
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Filipe Luis është dënuar me tri ndeshje moslojë pas përjashtimit të tij me karton të kuq në ndeshjen kundër Barcelonës.
Sport
Filipe Luis është dënuar me tri ndeshje moslojë pas përjashtimit të tij me karton të kuq në ndeshjen kundër Barcelonës.
Mbrojtësi i Atletico Madridit u përjashtua nga takimi, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj sulmuesit Lionel Messi.
Ndërsa, Komisioni Disiplinor i La Ligës e ka pezulluar për tri takimet e ardhshme, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.
Luis u ndëshkua me një ndeshje shtesë, për dallim nga dy sa suspendohen zakonisht futbollistët pas përjashtimeve direkte me karton të kuq.