Xhandarmëria serbe patrullon në Karaçevë të Kamenicës (VIDEO)

Në brezin kufitar Kosovë – Serbi, në fshatin Karaçevë të Kamenicës janë parë xhandarmëria serbe.

Lajme

31/01/2016 20:38

Sipas banorëve kjo vjen pikërisht në kohën kur kryeministri Mustafa udhëtoi për bisedime me Serbinë në Bruksel.

E një banor që i pa forcat serbe, tregon detajet ku sipas tij ata qarkullonin lirshëm, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesi i fshatit thotë se kjo pikë e Policisë Serbe është brenda territorit të Kosovës dhe nuk e ka vendin aty.

Ai thotë se 3200 banorët e këtij fshati nuk janë të sigurt dhe se po të mos ishte KFOR-i dhe Policia e Kosovës, të cilët në fshat mund të vijnë vetëm nëpër rrugët alternative, jeta në Karaçevë do të ishte e pamundur.

YouTube player