Çka po e shqetëson Big Basta-n? (Foto)
Gerald Xhari ka ngritur një shqetësim që kohët e fundit si duket po e brengos.

ShowBiz
Reperi i njohur më mirë si Big Basta, përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka thënë se askush diskuton rreth situatës kaotike të brezit të ri shqiptar.
Sipas bashkëshortit të këngëtares Vesa Luma, shqiptarët më shumë diskutojnë për rreth jetës private të këngëtarit amerika, Justin Bieber, se sa për problemet e veta që e kanë kapluar shoqërinë tonë, transmeton Telegrafi.
“Nxjerr një koment për situatën kaotike që shqiptarët po përjetojnë, që brezi i ri sidomos nuk ka të ardhme…Asnjëri nuk e komenton. Po e bëre një postim për Justin Bieberin, nuk rreshtin pushojnë komentet”, ka shkruar këngëtari në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, reperi është duke punuar për projektet e reja, të cilat pritet ti publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/