Kosovarët e pyesin në Facebook ambasadorin britanik për çaj të zi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell, dëshmon edhe njëherë se është diplomati i huaj me aftësi më të madhe të popullaritetit në vend.

Lajme

04/12/2015 13:26

O’Connell, për dallim me emrin e tij të vështirë për ta lexuar nga një shqipfolës, ai duke të jetë shumë lehtë i qasshëm për banorët e Kosovës.

Ai sapo ka nisur një forum me qytetarët e Kosovës në profilin e tij në Facbook, ku po bisedohet për çështje të ndryshme, raporton lajmi.net.

Pyetja e parë që ky ambasador u përball me të, ishte konsumimi i çajit, dhe se a e ka përdorur ndonjëherë çajin e zi të cejllonit, apo siç e njihet në popull, “çaji rus”.

Duke e ditur se anglezët konsumojnë shumë çaj, O’Connell tha se çaj konsumon për çdo ditë, por me qumësht, ashtu siç është traditë në shtetin nga ai vjen.

Normalisht, politika dhe situata aktuale në vend nuk ka se si të mungojë në dialog me një ambasador të një shteti mik të Kosovës./lajmi.net

Capture