Shkatërrohen 116 çisterna nafte të ISIS-it në Siri
Avionët e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në një ditë, kanë shkatërruar 116 cisterna me naftë, të xhihadistëve të Shtetit Islamik, theksojnë nga ministria e mbrojtjes amerikane në Uashington.
Bota
Sulmi është kryer mbrëmë në rajonin e qytetit sirian Albu Kamal, në pjesën lindore të vendit, e cila kontrollohet nga xhihadistët.
Forcat e koalicionit edhe deri tani kanë bombarduar cisternat e naftës, të cilat ishin në posedim të ISIS-it, por ky bombardim ishte më i madhi, që u shkatërrua në një sulm ajror./tetovasot