Kjo është zjarrfikësja më e shpejtë në botë! (Video)
Zjarrfikësit janë i vetmi shpëtim në rast të zjarreve të mëdha dhe shpesh ata e justifikojnë punën e tyre, duke mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes dhe duke vënë flakët nën kontroll. Megjithëse në shumë raste kur ata mbërrijnë në vendin ku ka rënë zjarri gjithçka është shkrumbuar.
Fun
Së fundi është publikuar në internet një video e regjistruar nga një kamera e vendosur në një urë në Vladivostok të Rusisë, ku duket një zjarrfikëse e cila shkel çdo rregull të qarkullimit rrugor, duke kaluar mbi rrethrrotullim. Kjo pasi shpejtësia ishte e madhe dhe ishte e pamundur për të manovruar.
Ndoshta dëshira e madhe për të arritur në vendin ku kishte rënë zjarri sa më parë, e detyroi shoferin e zjarrfikëses të kalonte mbi rrethrrotullim. Por këtë herë ja doli doli paq, pasi bordura ishte e kalueshme dhe fatmirësisht nuk pati edhe automjete të tjera. Por tashmë ky shofer do të ketë zënë mend dhe zor se do ta bëjë më këtë veprim, megjithëse këtë herë i shkurtoi rrugën./TopChannel