Xhaka, mesazh për Juventusin
Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka ka thënë se skuadra e tij e meritoi pikën e fituar në ndeshjen kundër Juventusit.

Sport
Granit Xhaka është i kënaqur me pikën e fituar nga Borussia Monchengladbach në barazimin 0:0 kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane nxori një pikë nga Torino, dhe mesfushori kosovar është i lumtur me rezultatin.
“Kundër Juventusit kemi shfaqur lojë të mirë, andaj mendoj se pika është plotësisht e merituar”, deklaroi Xhaka.