Kërcënon ​Haradinaj: Insistimi i pozitës do të përshkallëzojë krejt Kosovën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj,  ka theksuar se ata kanë porositur që të mos mbahet seanca, pasi siç vlerëson ai, insistimi për të mbajtur seancën nuk do t’i kontribuojë gjendjes aktuale.

Lajme

15/10/2015 11:19

Ai kërkoi që në vend se të insistohet që të mbahet seanca, të insistohet që të tërhiqen marrëveshjet, raporton lajmi.net.

“Kjo do të ishte rikthim në normalitet, por insistimi i mbajtjes së seancës, do ta dramatizojë më shumë situatën në vend. Jemi të vendosur të bllokojmë punën e Kuvendit”, ka pranuar ai.

I pyetur ne rast suspendimi nga Kryesia e Kuvendit, Haradinaj ka thënë se “edhe ne do t’i suspendojmë ata”. /lajmi.net.