Reali kërkon Sanchezin

Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sport

14/10/2015 10:50

Real Madrid ka identifikuar një përforcim të madh.

“Los Blancos” janë të interesuar për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Gjiganti nga La Liga është i gatshëm të paguajë 37.3 milionë funte si dhe të ofrojë mesfushorin rus Denis Cheryshev, për blerjen e yllit kilian.

Sanchez ka përvojë në La Ligë ku luajti për rivalin e madh të Real Madridit, Barcelonën.