19 vjeçari me BMW voziti 170 km/h në zonë të banuar, Policia në Ferizaj i inicion kundërvajtje në Gjykatë

Policia e Kosovës, në Ferizaj ka identifikuar një person që në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në këtë qytet, ka vozitur një veturë të tipit BMW me shpejtësi prej 170 km/h në zonë të banuar, ku kufizimi ishte 40 km/h, të cilën kundërvajtje e kishte publikuar në rrjetet sociale. Gjatë verifikimeve policore është konstatuar se drejtuesi i veturës…

Lajme

01/11/2026 22:29

Policia e Kosovës, në Ferizaj ka identifikuar një person që në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në këtë qytet, ka vozitur një veturë të tipit BMW me shpejtësi prej 170 km/h në zonë të banuar, ku kufizimi ishte 40 km/h, të cilën kundërvajtje e kishte publikuar në rrjetet sociale.

Gjatë verifikimeve policore është konstatuar se drejtuesi i veturës R.T (19 vjeç) nuk posedonte patentë shoferi. Ai ka pranuar se ishte personi që drejtonte veturën në momentin e inçizimit.

“Ndaj tij policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe ka iniciuar një kundervajtje për gjykatë. Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të mos drejtojnë automjetet pa patentë shoferi, pasi sjelljet e tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: