Krijesa misterioze që duket si një krokodil tmerron banorët e një fshati në Tajlandë (Video)
Fshatarët e një fshati në Tajlandë kanë mbetur të hutuar dhe të tmerruar pas shfaqjes së një krijese të çuditshme.
Fun
Kafsha me pamje të çuditshme ka një lëkurë të errët me luspa si të një zvarraniku dhe me një kokë në formë krokodili – pavarësisht se ka lindur nga një buall.
Pamjet e krijesës së çuditshme tregojnë atë të vendosur në një tavolinë, përderisa turma e njerëzve e rrethon atë, transmeton lajmi.net.
Kafsha u shfaq në Wanghin në Tajlandë, dhe ishte lindur nga një buall. Bualli i njëjtë kishte lindur viça me shëndet të përkryer më herët, pretendojnë fshatarët.
Por, se si erdhi kjo krijesë e çuditshme në jetë nga një buall mbetet ende mister – megjithëse fshatarët shpresojnë se ajo do t’u sjellë fat të mirë. (lajmi.net)