‘Profeti’ i krishterë i Zimbabve ecë me këmbë në ajër (Video)
Ta shohësh atë në këtë video mund të duket e besueshme, por pak njerëz do të mashtroheshin për të menduar se kjo video është një mrekulli e tij.
Fun
Profeti kontrovers i Zimbabve, Shepherd Bushiri thotë se kjo video është dëshmi se ai mund të ecë në ajër.
Predikuesi i krishterë, i cili ka 239,000 ndjekës në Facebook dhe 13,000 në Twitter, po e quan veten profet, transmeton lajmi.net.
Ai shkon tutje duke thënë se Zoti e ka bekuar atë me një ‘avion privat të padukshëm’, të cilin askush nuk mund ta sheh.
Pasi ishte zbuluar shumë herë për mashtrimet e tij, kohët e fundit ai i ftoi kamerat në shtëpinë e tij për të dëshmuar se mund të ecë në ajër – por, kjo video shihet qartë se është mashtrim. (lajmi.net)