Roma – Barcelona, Szczesny mungon 4-6 javë
Portieri i Romës, Wojciech Szczesny do të mungojë mes katër deri në gjashtë javë për shkak të një dëmtimi që pësoi në takimin kundër Barcelonës.
Sport
Pas Rafinhas që tashmë ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, dueli mes Romës dhe Barcelonës, solli një tjetër futbollistë të lënduar.
Edhe pse më lehtë, portieri i “Giallorossëve”, Wojciech Szczesny do të mungojë mes katër deri në gjashtë javë për shkak të një dëmtimi që pësoi në takimin e zhvilluar në Olimpico të mërkurën.
Szczesny iu bashkua Romës nga Arsenal, në formë të huazimit gjatë afatit kalimtar të verës.
Ai është titullar në ekipin e trajnerit Rudi Garcia.