Messi e dëshiron sërish Ligën e Kampionëve (FOTO)

Lionel Messit nuk po i mjaftojnë katër titujt e fituar të Ligës së Kampionëvve.

Sport

16/09/2015 18:35

Messi në një postim në Facebook ka shkruar se skuadra e Barcelonës dëshiron t’a ngre sërish trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Suksesi i vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve tashmë i takon të kaluarës. Në vitin 2016, ne duam ta ngrisim trofeun sërish”, ka shkruar argjentinasi.

Barcelona e nis aventurën e saj në LK këtë edicion, me përballjen ndaj Romës në ‘Olimpico’.