Gimenez, opsion për Barcelonën
Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Jose Gimenez.
Sport
Jose Gimenez mund të jetë përforcimi i fundit i Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sipas “Sky Sports”, mbrojtësi i Atletico Madridit ka zgjuar interesim nga gjiganti katalan.
Trajneri i skuadrës kampione të La Ligës,Luis Enrique kërkon një mbrojtës si alternativë në mbrojtje për Dani Alves, Pique, Mascherano e Jordi Alba.
Andaj, Gimenez është dëshira e tij.
Por, edhe në rast se nënshkruan me Barcelonën, ai nuk do të ketë të drejtë të debutojë deri në janar të vitit të ardhshëm për shkak të dënimit të FIFA-s.