Ushtarë dhe civilë të vrarë nga sulmi në Afganistan
Një sulm vetëvrasës në një bazë të forcave speciale në lindje të Afganistanit ka vrarë së paku tre ushtarë dhe tre civilë.

Bota
Shpërthimi në kryeqytetin e provincës Logar, Pol-e Alam, po ashtu ka plagosur dhjetëra të tjerë dhe ka dëmtuar objektet ushtarake, shkruan rel.
“Sulmi ka qenë masiv dhe është kryer me një kamion të vogël”, ka thënë guvernatori i Logarit, Aleem Fedaee.
Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët talibanë.