Barcelona transferon De Sciglion?
Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të Milanit, Mattia De Sciglio.
Sport
Barcelona kërkon një përforcim nga Serie A.
Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, kampioni i Evropës ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të Milanit, Mattia De Sciglio.
Reprezentuesi italian në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i Real Madridit, në kohën kur Carlo Ancelotti ishte në postin e trajnerit në Santiago Bernabeu.
Kurse, tani thuhet se ka zgjuar interesim nga Barcelona.