Schalke refuzon ofertën e Juventusit për Draxler

Sipas mediave gjermane, Schalke ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Juventusit për lojtarin, Julian Draxler.

Sport

27/07/2015 19:07

Sky Sport i Gjermanisë raporton se Schalke ka refuzuar ofertën e Juventusit për Draxlerin.

Skuadra italiane është duke kërkuar që me ngulm në skuadër të shtojë edhe një tjetër lojtar të klasit të lartë botëror.

Pasi dështoi të transferojë Iscon, Gotzen dhe Oscarin, Juventusit tashmë i është refuzuar edhe oferta nga Schalke për shërbimet e Draxlerit.