E pabesueshme cilin klub e refuzoi Ancelotti
Carlo Ancelotti refuzoi mundësinë e angazhimit në postin e trajnerit të Barcelonës, për sezonin e ri.
Sport
Carlo Ancelotti në Barcelonë? Një mundësi e hedhur poshtë nga italiani, menjëherë pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit në Real Madrid.
Ancelotti u kontaktua nga përfaqësues të gjigantit nga Camp Nou, që e konsideruan për pasardhës të Luis Enriques.
Por, ai u përgjigj negativisht duke insistuar se dëshiron të pushojë për një vit, njësoj siç i kishte thënë Milanit, që e kërkoi në San Siro, ka bërë të dCitur e përditshmja sportive katalane “Sport”.