Sekuestrohet snajperi me të cilin u qëllua Ibrahim Basha
Mësohet se policia ka sekuestruar sot pasdite një nga armët e zjarrit tip snajper, me të cilën dyshohet se është vrarë Ibrahim Basha.
Lajme
Prej tre ditësh vijon krehja e fshatit nga forcat RENA, deri në arrestimin e të gjithë personave që happen zjarr mbi policinë.
RENEA ka marrë nën kontroll disa pike kyçe të fshatit, por nuk ka rënë ende në gjurmët e grupit të zjarrit.
Për vrasjen e oficerit Ibrahim Basha akuzohen dy vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko. Akuza këto të mohuara sot nga babai i tyre.