Hoxhaj: Kufiri me Malin e Zi në përputhje edhe me mendimet e qytetarëve

Ish-ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në interpelancën për kufirin me Malin e Zi, ka thënë se vendosja e këtij kufiri nuk do ta cenoj territorin e Kosovës.

Lajme

25/06/2015 15:48

Hoxhaj në Kuvendin e Kosovës, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ka ftuar që mos të krijohet mjegull, siç ka thënë ai të pa nevojë.

Ai ka thënë se shënimi i kufirit me Malin e Zi, bëhet në bazë të Pakohës së Ahtisarit,e cila përputhet me hartën e vitit 1974.

“Shënimi i kufirit bëhet në përputhje me Pakon e Ahtisarit, e cila është marrëveshje ndërkombëtare bazament për shtetin që kemi krijuar”, tha Hoxhaj.

“Analiza që ka bërë komisioni  tregon se Plani i Ahtisarit është në përputhje të plotë me hartën e vitit 1974”, ka thënë Hoxhaj.

Ai po ashtu ka thënë se matjet të cilat i ka bërë komisioni janë diskutuar edhe me qytetarët e asaj pjese, ku janë përputhë me mendimet e qytetarëve.

Ai ka thënë se keqkuptimi për këtë çështje ka filluar nga prezantimi i një harte topologjike, të prezantuar nga Ali Lajqi, anëtarë i komisionit shtetëror për çështjen e kufirit.

Hoxhaj ka thënë atllasi i publikuar nga Lajçi nuk shërben për vendosjen e kufijve