Deri më tani pajtohen vetëm për çështjen e sigurimit të automjeteve

Palët në takimin e sotëm të bisedimeve në Bruksel, po e kanë të vështirë të gjejnë gjuhë të përbashkët në çështjet që janë paraparë të diskutohen.

Lajme

23/06/2015 17:15

Siç raporton B92, delegacioni kosovar i prirë nga kryeministri Isa Mustafa dhe ai serb nga Aleksandar Vuçiq, deri më tani janë pajtuar vetëm për çështjen e sigurimit të automjeteve.

“Atmosfera është e tensionuar dhe e vështirë për shkak të pritjeve të mëdha nga bisedimeve. Delegacioni serbe është duke u përballur me presion të lartë për arritje të rezultateve, në afrimin e qëndrimeve. Asociacioni i Komunave Serbe është çështja kryesore”, ka thënë Dragan Vladisavljeviq, shef i zyrë për koordinimin të procesit të kthimit me Prishtinën, transmeton lajmi.net.