Grabovci: Arrestimi i Haradinajt është provokimin i rëndë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka shprehur shqetësimin e tij me rastin e arrestimin të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, të kryer dje, nga autoritete sllovene.

Lajme

18/06/2015 10:59

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në Kuvend, Grabovci tha se është befasues arrestimi i Ramush Haradinaj dhe po ashtu një shqetësim i madh.

“Kemi të bëjmë me një shtet qe kemi pas raporte te mira dhe ky është një provokim i rënd duke pas parasysh proceset që po kalon vendi ynë, është provokim qe po i behet gjithë shtetit dhe qytetarëve tonë. Ne kërkojmë angazhimin serioz të shtetit tone që të ndërpriten këto praktika” shtoi Grabovci.