Shërohet Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, mbrëmë është lëshuar nga mjekimi në spital, pas qëndrimit 10 ditësh, duke thënë se do të angazhohet tërësisht në bisedimet atomike me Iranin, në fund të këtij muaji.

Bota

13/06/2015 13:14

Duke u paraqitur për të parën herë në publik, prej operacionit të këmbës së thyer gjatë një aksidenti me biçikletë në Francë, zoti Kerry duket se synonte t’i eliminonte dyshimet lidhur me përfshirjen e tij në bisedime.

“Do të jem absolutisht, plotësisht dhe totalisht i angazhuar në këto bisedime. Unë do të udhëtoj atje në momentin e duhur gjatë ditëve të ardhshme me qëllim të shtyrjes përpara në këtë moment kritik të negociatave”, tha John Kerry, derisa largohej nga Spitali i përgjithshëm në Masaçusets.

Ai tha se do tu bashkohet negociatave me Iranin, pas bisedimeve strategjike ekonomike me Kinën në Uashington, prej 22 e deri më 24 të këtij muaji./REL/